Mbi rezultatin e konkursit për dizajnimin e logos së QKVT
Mbi rezultatin e konkursit për dizajnimin e logos dhe identitetit vizual të Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale njofton të gjithë pjesëmarrësit në konkursin për dizajnimin e logos dhe identitetit vizual të institucionit lidhur me rezultatin e vlerësimit të propozimeve të paraqitura. Pas shqyrtimit të materialeve të dorëzuara, në përputhje me kriteret dhe kushtet e përcaktuara në njoftimin për konkurs, Komisioni i Vlerësimit ka vendosur të mos shpallë fitues, pasi asnjë prej propozimeve nuk u vlerësua i përshtatshëm për t’u përzgjedhur si logo dhe identitet vizual i institucionit. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale falenderon të gjithë pjesëmarrësit për interesin, kohën dhe angazhimin e treguar në këtë konkurs.NJOFTIM