CV e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit.

Default Logo

CV e drejtorit të QKVT.

Erilda Selaj është eksperte e Trashëgimisë Kulturore e apasionuar për ruajtjen e trashëgimisë jomateriale. Lindur më 6 maj 1990, ka mbaruar studimet baçelor pranë Universitetit të Arteve dhe studimet master shkencor në Trashëgimi Kulturore pranë Universitetit të Tiranës plotësuar me shkëmbim studimor për politikat publike të trashëgimisë kulturore në Georgia Southern University, si dhe ka ndjekur programe të avancuara në ruajtjen, dokumentimin, studimin dhe konservimin e trashëgimisë nga UNESCO, Heritage Without Borders, Trinity College, Akademia e Shkencave Stamboll, Arkivi Kombëtar Çek etj. Ajo ka një eksperiencë të pasur në fushën e trashëgimisë. Ka punuar në Muzeun Historik Kombëtar, muzeun Shtëpitë Studio Kadare-Agolli, në projektin BoostBalkans-Uncovering HERstory etj..
Kuratore e një sërë ekspozitash muzeore, drejtuese artistike e festivalit “Maks Velo”, e angazhuar në projekte ndërkombëtare të kërkimit shkencor si EuroWeb Europe through Textiles: Network for an integrated and interdisciplinary Humanities. Aktualisht pjesë e komitetit menaxhues të CRICULT Cost Action për Trashëgiminë Kulturore në Rrezik.